2025/04/05

‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?







Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kryetari i Partisë "NISMA" zt. Fatmir Limaj, ka zhvilluar takim me Kryeministrin në detyrë të vendit, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Duda dudë", por pare shumë! Ja pasuria e depuetes kosovare Duda Balje? -  BotaPress


 Kështu u bë e ditur nga burime të Kanal10 të cilat theksuan se arsye e takimit ka qenë mundësia e krijimit të një koalicioni qeveritar. Sipas burimeve mediale, qëllimi i takimit ka qenë diskutimi rreth mundësisë së krijimit të një koalicioni qeveritar, duke marrë parasysh se asnjë subjekt politik nuk ka arritur ta sigurojë shumicën për formimin e qeverisë së re. Burimet tregojnë se Kurti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me tre deputetët e Nismës, në përpjekje për të siguruar numrin prej së paku 61 deputetësh në Kuvend. 



 Nga përpjekjet për të marrë një qëndrim zyrtar nga përfaqësuesit e Nismës dhe të Vetëvendosjes, nuk ka pasur përgjigje, përveç një reagimi të shkurtër nga Fatmir Matoshi, zyrtar i Nismës, i cili për “Gazeta Blic” i cili u përgjigj shkurt ‘jam jashtë Kosove’. Ndërkohë, më 27 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Vetëvendosje doli fituese me 42.30% të votave, duke siguruar 48 mandate. Pas saj renditen PDK me 24, LDK me 20 dhe koalicioni AAK-NISMA me gjithsej 8 deputetë. Si rrjedhojë, asnjëra parti nuk mund të formojë e vetme qeverinë, duke krijuar kështu nevojën për koalicione të reja politike. Fatmir Limaj, menjëherë pas zgjedhjeve, ishte ndër të parët që u shpreh i hapur për bashkëpunim, duke theksuar gatishmërinë për të marrë pjesë në tryezat politike që i shërbejnë interesit nacional. “Kush të më fton në tavolinë, unë shkoj, ulna, për Kosovën. Pikë. Unë shkoj ulna për tema nacionale, s’është me rëndësi pozicionet… Çka po të vyen një qeveri jofunksionale, s’më ke mua në një qeveri jofunksionale kurrë, nuk hi. Një qeveri që është kundër interesave të Kosovës, nuk futem”, pati deklaruar Limaj në emisionin Debat Plus. Në anën tjetër, Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar datën 15 prill për seancën konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, duke i dhënë kështu një afat të qartë formimit të institucioneve të reja. Kjo ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të nisë takimet me deputetët e partive jo-shumicë për të siguruar mbështetjen e nevojshme. 

Duda Balje mund të kthehet në Kuvend - Infokus


Disa prej tyre e kanë konfirmuar përkrahjen për formimin e Qeverisë së re, ndërsa të tjerë kanë parashtruar kushte specifike. Deputetja boshnjake   Duda Balje dhe

                          Veton Berisha


 deputeti i rij ng Peja i PLE Veton Berisha janë ndër deputetët që nuk kanë dhënë ende mbështetjen e tyre të plotë, duke kërkuar që disa nga kërkesat e tyre të plotësohen paraprakisht.
Veton Berisha nga Peja, kryetar i Partisë PLE që përfaqëson komunitetin egjiptian, siguroi një ulëse në Kuvend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Partia e tij fitoi 3251 vota duke realizuar kështu premtimin me sloganin "Rikthehemi guximshëm".

„Shqiptarët përballë politikës rusomadhe“

 



Doli nga shtypi libri i ri i Prof. Dr. Eshref Ymerit



     

    Këto ditë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, „Intergrafika“ Shtypshkronja e vetme dixhitale në Shqipëri, ka botuar librin e ri të Profesorit dhe intelektualit të mirënjohur e të përkushtuar atdhetar, akademikut, Eshref Ymeri "Rezonanca magnetike" për Rusinë dhe rusët" . Libri i ri i botuar dhe i gatshëm për lexuesin,  mjaft cilësor dhe profesional, vjen pasi në vitin 2022 ky autor botoi një vepër të shumëpritur nga lexuesi, „Shqiptarët përballë politikës rusomadhe“ (Klubi i Poezisë, 2022). Libri i ri shoqërohet me dy parathënie nga Fatmir Terziu dhe Akademik Prof. Dr. Beqir Meta.

     

     

     

    Fatmir Terziu: Diskursi rus në një prognozë nga të Tjerët për veten dhe vetë Rusinë

     

    Abstrakt










     

                Në këtë analizë shqyrtohet evolucioni i mendimit të lirë intelektual dhe publik lidhur me realitetet ruse, të pasqyruara në shkrime të lira në periudha të ndryshme, duke vënë apriori gjetjet nga hulumtimet profesionale të Prof. Dr. Eshref Ymerit me të dhëna që shtrihen në periudha disashekullore. Në libër vihet re një përfaqësim i konsiderueshëm i ndjenjave, mendimeve, fakteve, realiteteve, të pasqyruara përmes citateve, aforizmave dhe mbresave të personaliteteve të ndryshme, ruse dhe të huaja, në të cilat hidhet dritë mbi Rusinë dhe mbi formimin psikologjik të popullit rus.

                Me hulumtimet që ka bërë, autori ka mundur të eksplorojë faktorët socialë dhe ekonomikë, që kanë ndikuar në këtë ndryshim në perceptimduke na prurë veprën e tij "Rezonanca magnetike" për Rusinë dhe rusët" .

     

    Dalja e një libri me një risi të re dhe faktorët ndikues

               

    Si studiues dhe njohës i mirë i kësaj teme, autori u ka dhuruar lexuesve vendas dhe të huaj këtë vepër interesante, në të cilën bien në sy mjaft fakte befasuese. Themi për lexuesit vendas dhe të huaj, pasi e tillë është tematika e këtij libri, i cili, në fakt, është një libër edhe për vetë lexuesit rusë, brenda dhe jashtë Rusisë. Në këtë vepër del në pah mundi dhe djersa e një pune të madhe kërkuese e autorit, i cili është i mirinformuar për historinë e Rusisë.


               Duke e vlerësuar punën për përgatitjen e këtij libri si një hulumtim shkencor në masivitetin e sotëm internetik e më gjerë, do të kuptojmë se autori ka mbledhur diamante të shumta vlerash, që, kur bashkohen, formojnë një diamant të pagjendur më parë, me të cilin, nga kënde të shumta, mund të vëzhgohet tërë lidhja mes asaj që përbën tematikën e librit me problemet shumëdimensionale të Rusisë dhe të rusëve.

                Si nxitje për përgatitjen e këtij libri, shërbeu sulmi agresiv i Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.

                Dihet tashmë se shumë rusë që jetojnë në Perëndim kanë marrë vendimin për të refuzuar politikën e Putinit.

                Në këtë vepër studimore, gjithnjë me një përkujdesje teknike, me emrat e personaliteteve, të renditura sipas Alfabetit shqip, dhe me mbresat e tyre, të shqipëruara korrekt, autori ka shfrytëzuar rreth shtatëdhjetë burime internetike, ku janë marrë të dhëna faktike dhe është mbështetur e gjithë lënda.

                Nga sa vihet re, qytetarët rusë, që jetojnë jashtë, supozohet se janë gjithnjë mes dilemave të propagandës së regjimit të Putinit dhe realitetit. Disa artistë rusë, që punojnë në Perëndim, të cilët nuk arrijnë t’i denoncojnë veprimet e Putinit (ose nuk i denoncojnë ato me forcë), po futen në listën e zezë. Dirigjenti me famë botërore, Valeri Gergiev, u shkarkua nga detyra e tij si kryedirigjent i Orkestrës Filarmonike të Mynihut në muajin mars të vitit 2022, pasi refuzoi të kundërshtonte atë që menaxhmenti i tij e përshkroi si “mbështetjen e tij, të shprehur prej kohësh” për regjimin e Putinit. Organizatorët e ndryshëm i shtynë koncertet e planifikuara me pjesëmarrjen e Gergievit dhe disa patën njoftuar se po i ndërpresin kontratat e tyre me të.

                Opera Shtetërore e Bavarisë anuloi në mënyrë të ngjashme koncertet e saj, të planifikuara me sopranon ruse Anna Netrebko, pavarësisht faktit se kjo, në mediat sociale, kishte shprehur kundërshtimin e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Me sa duket, është marrë parasysh mbështetja e saj në të kaluarën për Putinin dhe separatistët prorusë në Donbas. Në vitin 2014, ajo, së bashku me liderin separatist Oleg Carjov, qe fotografuar, duke pozuar me një flamur rus në Donjeck, një nga rajonet separatiste në Ukrainën juglindore. Ajo, gjithashtu, pati dhuruar një milion rubla për të mbështetur teatrin e operës dhe baletit në Donjeck.

                Pasi Metropolitan Opera e Nju Jorkut njoftoi se nuk do të “angazhohej më me artistë apo institucione që mbështesin Putinin ose mbështeten prej tij”, Anna Netrebko, duke e ndier presionin, anuloi të gjitha koncertet e saj të ardhshme.

     

    Mjaft libra për Rusinë dhe rusët, atëherë pse ky libër

     

                Ka libra të shumtë që janë shkruar dhe ka libra që ende shkruhen për Rusinë dhe rusët. Harold Uiliams, në librin e tij “Rusia e rusëve”, të botuar në vitin 1914, paraqiti një hapje të gjerë të kësaj teme. Në vitin 1948 bëri bujë një libër i autorit Eduard Crankshau. Por ky libër, me titullin “Rusia dhe rusët”, në një kohë fare të shkurtër, u pa si i paplotë dhe në vitet në vazhdim shumë të tjerë shtuan botimet me këtë tematikë. Në këtë mëdyshje lexuese natyrisht janë edhe mjaft shkëputje dhe gjetje, të cilave autori i këtij libri u jep përgjigje.

                Le të shkëpusim njërën prej këtyre gjetjeve që ndodhet në këtë libër, krahas dhjetra e dhjetra të tjerave. Zhozé Manuel Barrozo (José Manuel Barroso - 1956), personalitet politik dhe shtetëror portugez dhe mbareuropian, ka thënë: “Rusia është një kontinent, i cili shtiret sikur është vend. Rusia është një qytetërim, i cili shtiret sikur është komb”.    Kështu, ndoshta, mjafton të mirëkuptojmë pse ndodh që të botohen shumë libra me këtë temë e që të gjithë të duken si të pamjaftueshëm. Realiteti është kokëfortë.


                Libri i Geoffrey A. Hosking-ut, “Rusia dhe rusët: një histori”, i botuar në vitin2001, është një kronikë për historinë e Perandorisë Ruse, që fillon nga pushtimi mongol, përmes revolucionit bolshevik, deri te pasojat e luftës së ftohtë, dhe i ribotuar me disa shtesa në vitin 2011. Si një edicion i dytë, mbulon presidencën e Vladimir Putinit dhe Dhimitër Medvedjevit. Një autor tjetër, Dhimitër Trenin, shkrimtar, përkthyes dhe komentator britanik, i njohur për punën e tij mbi çështjet sovjetike dhe gestapon e Gjermanisë naziste, në vitin 2019 ka botuar librin “Rusia”. Në këtë libër ai i shoqëron lexuesit nga revolucioni, në shkatërrimin e pasluftës, perestrojka, deri te Rusia postkomuniste putiniane. Ndërsa libri “Kapitalizmi shoqërues i Rusisë: rruga nga ekonomia e tregut në kleptokraci”, i botuar në vitin 2019, i autorit Anders Aslund, është një vështrim depërtues në plutokracinë ekstreme që ka krijuar Putini dhe implikimet e saj për të ardhmen e Rusisë. Ky studim i thellë eksploron se si sistemi ekonomik që Putini ka zhvilluar në Rusi funksionon për të konsoliduar kontrollin. Kështu me dhjetra e dhjetra libra të tjerë. Por këto libra kanë një qëllim dhe një tematikë të caktuar. Libri i Prof. dr. Eshref Ymerit del mbi to dhe, në tërësinë e tij diskursive, ai ka për qëllim që ta bëjë më të qartë gjetjen dhe tematikën e duhur në lidhje me vetë faktin e njohjes, prezantimit dhe realitetit të temës në fjalë për Rusinë dhe rusët.

                Sidoqoftë, fakti se ka shumë libra dhe një libër tjetër del në dritë, nuk është thelbi i përgjigjes dhe kureshtjes së saj. Thelbi është në faqet e librit. Aty ndodhet e gjitha. Edhe pyetja, edhe përgjigjja. Edhe rekursi, edhe diskursi. Edhe progresi, edhe regresi. Edhe fatet dhe po aq vetë realitetet. Ndaj ky libër, për vetë gjuhën që përdor autori, mund të quhet një libër i drejtpërdrejtë i shtrydhjes së mjaft librave të tjerë për të gjetur atë që lexuesi kërkon të vjelë.

                Ky libër nuk është një libër me citime librash, pasi ai nuk është thjesht një koleksion rreshtash të famshme, ose të rëndësishme nga libra të ndryshëm, që shpesh janë të organizuar sipas autorit, temës ose tematikës, dhe që mbetet në thelb si një libër referimi ku mund të kërkohen citate nga vepra të ndryshme, por është një libër i munguar i një pasqyre të madhe globale, ku mund të shohin veten jo vetëm protagonistët e kësaj udhe, por dhe vetë udhëtarët e protagonizmit. Ndërsa librat e përafërt në disa raste quhen nganjëherë edhe libra me citime ose libra të zakonshëm, ky libër është i një formati bashkëkohor, me një gjuhë disi të ashpër, por të qartë e të pastër për të kuptuar vetë atë që është mbajtur e strukur dhe e fshehtë me qindra vjetë.

     

    Paralelet e mendimeve dhe këputjet e fijeve propagandistike

     

                Autori i shtjellon paralelet e mendimeve dhe u afron atyre këputjet e fijeve propagandistike, duke e bërë këtë libër mjaft tërheqës me gjetjet e cituara dhe me komentet e shoqëruara nga njohja personale e viteve të rinisë së tij studentore, por dhe nga udha e gjatë e ndjekjes së një praktike që jo pak ka ndikuar në ulje-ngritjet e situatave politike në Europë e në Botë.

                Me këtë libër, autori ka ndihmuar për njohjen nga ana e lexuesit të një mjedisi intelektual realist gjithnjë e më aktiv, diçka që popullit rus, ndoshta dhe vetë elitës në pushtet të Rusisë, i ka munguar që nga rënia e komunizmit: domethënë, një ndjenjë e misionit real, e një qëllimi gati shpirtëror, që kurrë vetë ata nuk e kanë kuptuar në thelb. Kësisoj, autori e ka narrativizuar dhe karakterizuar Rusinë si një realitet i panjohur, i ka hequr kremin dhe pudrën kozmopolitike dhe i ka dhënë një fytyrë të qartë për ta parë veten më saktë. Nëpërmjet gjetjeve, paragrafimeve dhe hulumtimeve të tij në një hapësirë të gjerë dhe po aq dhe nga memorja, ai u ka thënë paralelizmave të Rusisë thelbin se çfarë supozohet se ka qenë dikur Rusia dhe çfarë duhet të bëhet sërish, me prirje kah liberalizmit perëndimor.

     

    Duke konkluduar

     

                Leximi i këtij libri natyrshëm është një sfidë, sikurse vetë ajo që ka marrë përsipër autori tashmë i njohur jo vetëm në këtë fushë, por dhe në mjaft të tjera, që e vendosin atë në majën e mendimit të munguar shqiptar. Por, përtej leximit, ky libër është një thesar për vetë këndin intelektual shqiptar, për vetë kërkuesit e studentët, për vetë studiuesit dhe të gjithë ata që kanë arsye pse duhet ta hapin e ta mbyllin këtë libër me një trinom të rëndësishëm filozofik në kohë, hapësirë dhe vend. Ky libër shkon përtej narrativit, shkon përtej të tre dimensioneve të cituara në fakt. Ai e ngre vlerën e vetë leximit lart, shumë lart. Dhe kjo zbulon diçka të rëndësishme jo vetëm për mendimin e autorit, por edhe për natyrën e trajtimit të realitetit rus. Sipas studiuesit të mirënjohur të kësaj teme, Rusia, që po pretendon se po lufton në emër të Lindjes kundër Perëndimit, është një flluskë, me të cilën ajo mbulon realitetin dhe vetë natyrën e saj. Në rrëfimet dhe gjetjet e autorit, Rusia nuk mishëron as traditën, as të vërtetën shpirtërore dhe as rendin e duhur. Rusia qëndron në mënyrë të qartë e të kuptueshme kundër Perëndimit. Kjo ka të bëjë me traditën agresive. Aty jeton edhe vetë putinizmi.

                Megjithatë, ajo që profesori dhe studiuesi i mirënjohur e zbulon dhe na e jep të qartë, si vazhdimësi të një lufte të gjatë kulturore Lindje-Perëndim, një betejë idesh kjo midis Rusisë dhe Perëndimit, rezulton se është produkt i një lufte kulturore brenda vetë asaj që i mbetet hije e padukshme agresionit rus. Shovinizmi rus, dhe sidomos ai i stilit putinian, nuk bazohet thjesht vetëm në fuqinë e ashtuquajtur ruse, por edhe në kthesën e gjatë midis elitave kulturore perëndimore kundër iluminizmit dhe modernitetit. Parë nga ky këndvështrim, libri në fjalë është një vetëpasqyrim i diskursit rus në një prognozë nga shumë personalitete për akademikët, studentët, studiuesit e kësaj fushe e më gjerë, për vetë rusët dhe vetë Rusinë. 




    Londër, 20 janar 2025

    e shtunë 05 Prill 2025.

    ‘Takimi i gjeneralit Fatmir Limaj- Kryeministrit Albin Kurti?’- Heshtje totale nga dy kampet politike… Çfarë po ‘zihet’?

    Ditën e sotme  më datën 5.4.2025. qarkulluan lajme në media se kryetari i Nisma-s, gjnerali i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës , dhe Kr...